NË PEJË
Debuton ndaj Bashkimit
19 January, 2018 @15:32
Basketbollisti i ri i Boreas, Brandon Bilbija, ka arritur në Pejë dhe ka veshur fanellën e klubit të tij të ri.
Pas stërvitjeve të para me ekipin e tij, Bilbija pritet të debutojë nesër për Borean, në përballje ndaj Bashkimit në Sezai Surroi të Prizrenit.
Kanadezi Bilbija, është i huaji i parë i ekipit të Boreas dhe pjesën vjeshtore të stinorit e ka kaluar te Cartagena e Spanjës.