BRANDON BILBIJA
Borea angazhon alo-qendër kanadeze
18 January, 2018 @22:51
Skuadra e Boreas nga Peja ka bërë përforcimin e parë të huaj në histori të saj.
Ekipi pejan ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës, alo-qendrën kanadeze Brandon Bilbija.
Bilbija 208 centimetra i gjatë pritet të përforcojë trapezin e Boreas, por edhe të plotësojë pozitën ku ekipi më së shumti kishte nevojë gjatë pjesës vjeshtore të stinorit.
Bilbija që së fundi ka qenë pjesë e Cartagenas në EBA ligën spanjolle, ka pasur mesatare prej 3.8 pikëve për ndeshje dhe 2 kërcimeve për ndeshje, në katër ndeshje sa luajti aty, me mesatare prej 15 minutash për lojë.
Borea është aktualisht e fundit në klasifikim të Superligës në stinorin që po debuton në elitë.
Drejtuesit e ekipit të ri pejan synim kryesor kanë mbijetesën në Superligë.