JUSTIN DOELLMAN
Doellman në Mal të Zi
16 January, 2018 @22:28
Reprezentuesi i Kosovës, Justin Doellman, shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i ekipit të kryeqytetit malazias, Buducnost, ka bërë të ditur kosarka.me.
Amerikani i natyralizuar që mbron ngjyrat e Kosovës, ndërsa më 3 shkurt do të mbush të 33-tat, do të jetë përforcimi i ri i Buducnostit, ndërsa faqja në fjalë ka bërë të ditur se ai ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit me ekipin nga Podgorica.
I lindur në Ohio të SHBA-së, Doellman kulmin e karrierës e ka pasur tre vite më parë kur luante për Barcelonën, ndërsa pas një lëndimi u largua prej aty, për të shkuar drejt Anadolu Efesit.
Javën që vjen, ai pritet të dalë në stërvitjet e para me ekipin e Buducnostit.