HAPET VITI
Bashkimi-Blokotehna, nesër
16 January, 2018 @10:52
Në Prizren, nesër mbrëma zhvillohet ndeshja e parë e vitit 2018 në kuadër të Balkan League.
Bashkimi i përforcuar pret lideren e ligës, Blokotehna, që drejtohet nga Marjan Ilievski, ish-trajner i Sigal Prishtinës dhe kampion i BIBL.
Ndeshja zhvillohet prej orës 19:30, ndërsa do të transmetohet direkt në KTV.
Referë të ndeshjes do të jenë nga Shqipëria: Ervin Koci kryesor, Marli Kasemi dhe Gilbert Hoxha gjyqtarë, ndërsa komisioner është Faton Kurshumlija.
Përndryshe, kjo është edhe ndeshja e vetme e kësaj mesjave në BIBL, derisa të gjitha ekipet tjera do të jenë në akcion javën tjetër.
Bashkimi përsëri do të jetë vendas, ku e pret Tiranën.