DEBUTIME
Si debutuan përforcimet e Rahovecit?
16 January, 2018 @11:06
Skuadra e Rahovecit, dje në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, e mposhti Borean me rezultat 91-67.
Gjatë afatit kalimtar dimëror, vreshtarët në skuadër shtuan lojtarët si: Arti Hajdari, Arian Qallaku, Tyler Deihl dhe Tyquan Bitting.
Arti Hajdari në debutimin e tij te Rahoveci shkëlqeu me 21 pikë, 6 asistime, 5 kërcime e 4 topa të vjedhur, gati 39 minuta sa ishte në parket, derisa Arian Qallaku luajti me 15 pikë, 7 kërcime, 3 asistime e 3 topa të vjedhur.
Të huajt e Rahovecit që erdhin në afatin kalimtar dimëror, debutuan me këto statistika: Tyquan Bitting luajti me 11 pikë, 8 kërcime e 3 asistime ndërsa Tyler Deihl shënoi 8 pikë dhe i bëri 6 asistime.
Edhe për trajnerin Bujar Loci, ishte ndeshja e parë në me skuadrën, të cilin edhe e fitoi.
Rahoveci aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Superligë me bilanc prej 9 fitoreve e 6 humbjeve.