NË PRIZREN
Nesër mund të debutojë dyshja e re e Bashkimit
16 January, 2018 @21:30
Bashkimi nesër do të hap vitin në kuadër të BIBL me ekipin lider të kësaj lige, Blokotehna.
Dyshja amerikane e Bashkimit, Vincent Zollo dhe Tyler McDaniels, që kanë arritur në Prizren, pritet të debutojnë nesër, pasi që klubi është duke pritur fletëlëshimin e tyre, ashtu që ata të kenë të drejtë loje.
Bashkimi në afatin kalimtar të janarit përveç trajnerit Stratos Koukoulekidis, ka zyrtarizuar edhe dy përforcime vendore dhe tre të huaja, por dyshja Zollo dhe McDaniels nuk kanë pasur të drejtë loje.
Ndeshja Bashkimi-Blokotehna zhvillohet në Sezai Surroi të Prizrenit.