CHAMPIONS LEAGUE
Dardan Berisha shkëlqen, por Nymburku mposhtet nga Besiktasi i Sipahit
16 January, 2018 @20:25
Me rezultat 91-80 u mbyll dueli i sontëm mes Besiktasit të Kenan Sipahit dhe Nymburkut të Dardan Berishës.
Skuadra çeke zhvilloi paraqitje të mirë në 3 nga 4 çerekët e kësaj ndeshje, mirëpo diferenca në rezultat u bë në çerekun e dytë, çerek në të cilin turqit e Besiktasit shënuan plot 26 pikë dhe pranuan vetëm 8, për të krijuar kështu epërsi të konsiderueshme, e cila u ruajt deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Besiktasit.
Dardan Berisha këtë takim e mbylli me 13 pikë, 2 asistime e 1 vjedhje të topit, duke qenë më i dalluari në humbjen e skuadrës së tij bashkë me fundorin Ray, i cili gjithashtu pati 13 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, Kenan Sipahi me 14 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, ishte gjithashtu një nga më të dalluarit në fitoren e Besiktasit sonte.n
Kur jemi te statistikat, kjo ishte humbja e parë e skuadrës së Nymburkut që nga ardhja e Dardan Berishës.
Kjo fitore bën që Besiktasi me bilanc 8-3 të mbetet në krye të Grupit D në Champions Leaguen e basketbollit, ndërsa Nymburku mbetet në vendin e dytë me bilanc 7-4.