Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASI RIKTHEHET NË PRIZREN, POR NË EKIP TJETËR

Musab Mala - transfer i radhës te KB Prizreni

Foto: KBTrepca/fb

Musab Mala - transfer i radhës te KB Prizreni


17 July, 2023 @13:51

Basketbollisti mitrovicas, që në stinorin e kaluar luajti te Rahoveci dhe në pjesë të dytë të stinorit te Trepça, Musab Mala, është zyrtarizuar të dielën si lojtar i ri i KB Prizrenit.

Mala, që është edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës, shihet si përforcim i rëndësishëm nga klubi, ndërsa 27-vjeçari pos këtyre dy skuadarave më parë ka luajtur në Prizren, por për ekipin e Bashkimit.

Te Rahoveci, gjatë stinorit të kaluar Mala ka luajtur me mesatare prej 34-minutash për ndeshje, duke dhënë 15.6 pikë, 4.2 asistime e 4.2 kërcime për lojë. Ndërkaq te Trepça, i njëjti ka pasur 12.2 minuta për lojë mesatarisht me 3 pikë për ndeshje, 1.1 asistime dhe 1.6 kërcime.

Pos të tjerasht, KB Prizreni ka bërë të ditur se përforcimet e ekipit nuk do të ndalen këtu derisa gjatë javës priten zyrtarizime tjera në ekip.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga