NË JAPONI
Samurajët zyrtarizojnë Hajrizin
17 January, 2018 @11:01
Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Drilon Hajrizi, sot edhe zyrtarisht është prezentuar si lojtar i ri i ekipit japonez, Kanazawa Samuraiz.
Duke theksuar se ky është transfer i parë i një sportisti kosovar në ligën japoneze, Hajrizi është prezentuar pikërisht sot për shkak se feston ditëlindjen e 26-të të tij.
“Jam i nderuar që jam anëtar i një ekipi shumë të mirë. Do të mundohem t’i tregoj të gjitha aftësitë e mija gjatë lojës. Bashkë, me anëtarët tjerë të ekipit, stafin e trajnerëve besoj që do të arrijmë rezultate të rëndësishme për ekipin,” ka thënë ndër të tjera Hajrizi, për faqen zyrtare të klubit.
Driloni pas viteve të kaluara në Superligën e Kosovës si anëtar i Trepçës në fillim, pastaj Pejës dhe së fundi Sigal Prishtinës, tash e tutje do të provojë edhe arenën ndërkombëtare si lojtar i ri i ekipit japonez.