SHIKUESIT XHIROJA XV
“Minatori” trefish më shumë se krejt palestrat tjera bashkë
18 January, 2018 @23:03
Dueli i parë i Trepçës në pjesën pranverore të stinorit, ku mitrovicasit mposhtën Pejën, ka mbledhur numër rekord shikuesish për këtë stinor.
FBK ka regjistruar 1 mijë e 800 shikues në këtë përballje, që është trefish më shumë shikues sesa në të gjitha ndeshjet tjera të xhiros bashkë.
Derbi Sigal Prishtina - Bashkimi u ndoq nga 300 shikues, Borea - Rahoveci nga 100, ndërsa Kerasan Prishtina - Ylli nga 200 të tjerë, që të gjitha këto në total bëjnë 600.
Të gjitha këto të dhëna janë të regjistruara në Informatorin Nr 15 të Superligës, derisa prej gjobave është cekur vetëm ajo e Bujar Locit për sjellje josportive, i cili dënohet me 75 euro.
Xhiron që vjen, Peja pret Sigal Prishtinën, Ylli Rahovecin, Kerasan Prishtina Trepçën, ndërsa Bashkimi Boreën.