NË PRIZREN
Debutime edhe te Bashkimi nesër
19 January, 2018 @15:48
Skuadra e Bashkimit, që në afatin kalimtar dimëror ka regjistruar tre përforcime të huaja dhe dy vendore, deri tash në Superligë ka arritur të ketë në dispozicion vetëm playmakerin Aaron Moss - që kishte të drejtë loje ndaj Sigal Prishtinës në xhiron XV.
Në përballjen e nesërme që zhvillohet në Sezai Surroi, pas debutimit në BIBL, do të debutojë edhe në Superligë alo-qendra, Tyler McDaniels.
Kurse sa i përket përforcimit tjetër, Vinny Zollo, Bashkimi pret sonte ose nesër konfirmimin nga FIBA për të drejtë loje për lojtarin.
Bashkimi është aktualisht i dyti në klasifikim të Superligës dhe ka bilanc 10-5 pas XV xhirove të para. Nesër mbrëma, prizrenasit me trajnerin e ri të tyre Stratos Koukoulekidis presin Borean e Pejës në Sezai Surroi.