DERBI SLLOVEN
Ekipi i Morinës mposht atë të Kastratit
19 January, 2018 @22:50
Në elitën sllovene të basketbollit sonte është zhvilluar dueli derbi ndërmjet Sixt Primorskas dhe Petrol Olimpijas.
Primorska ka mposhtur Olimpijan ngushtë, 68-65, ndërsa reprezentuesi i Kosovës që mbron ngjyrat e Primorskas, Gëzim Morina, nuk është futur fare në lojë nga trajneri Jurica Golemac.
Në anën tjetër, pas rikthimit nga lëndimi, Erjon Kastrati, ka qenë për 15 minuta në fushë të lojës për Olimpijën.
Kastrati nuk ka pasur pikë të shënuar, por ka ndihmuar me dy kërcime në sulm dhe dy faulime të nxjerra për ekipin e tij.
Sixt Primorska vazhdon të jetë lidere e Sllovenisë me bilanc 11-3 pas kësaj fitoreje, ndërsa Olimpija e dyta me bilanc 8-6.