KERASAN PRISHTINA - TREPÇA
E pesta me radhë për Trepçën
19 January, 2018 @21:28
Ekipi mitrovicas, Trepça, po vazhdon me fitore.
Trepça fitoren e pestë rresht në Superligë e regjistroi kundër Kerasan Prishtinës, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 88-75.
Pesë lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dallua amerikani Jordan Reed që luajti me double-double (17 pikë e 15 kërcime) dhe Besnik Azemi me 13 pikë të tjera.
Te Kerasani, Kujtim Ujkani gjithashtu bëri double-double me 22 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi për ta befasuar kundërshtarin.
Kjo ishte fitorja e pestë rresht për Trepçën dhe e 7-ta në total, krahas nëntë humbjeve që i kanë dhe gjenden në pozitën e pestë aktualisht, kurse për Kerasan Prishtinën kjo ishte humbja e 12-të pas 16 xhirove të zhvilluara.