VENDIMET E KOMISARIT
Gjobë Yllit dhe tre trajnerëve
23 January, 2018 @15:26
Pas përfundimit të xhiros së XVI të Superligës, në Informatorin e fundit të FBKs janë paraqitur Vendimet e KG-së.
Kështu, ekipi i Yllit, që fitoi derbin ndaj Rahovecit është gjobitur me 500 euro për shkak të sjelljes josportive të shikuesve me ofendime nacionale, fetare dhe racore si dhe vendosjes së transparenteve me ofendime josportive.
Më pas, aty janë regjistruar edhe dënimet për trajnerët e Rahovecit, Kerasan Prishtinës dhe Trepçës.
Bujar Loci i Rahovecit dhe Dritëro Sefaja i Kerasanit janë dënuar me nga 150 euro secili, për shkak të gabimit teknik të përsëritur, ndërsa Ilir Selmani i Trepçës me 75 euro.
Ndër dënimet tjera të shqiptuara, prej lojtarëve figuron vetëm edhe qendra e Bashkimit, Urim Zenalaj, që për shkak të gabimit teknik, është dënuar me 50 euro.