ALL STAR 2018
Curry e James, formuan skuadrat e All Starit
26 January, 2018 @10:04
Sivjet në ndeshjen e All Starit 2018, nuk do të luhet në formatin Lindje - Perëndim, por sipas rregullave të reja. Janë caktuar dy kapitenë me votat e basketbolldashësve dhe ata duhet të krijojnë skuadrën e zgjedhur nga trajnerët e NBA-së.
Sipas votimeve, kapiten të skuadrave janë zgjedhur Stephen Curry dhe LeBron James.
Këta dy super yje, dje e formuan skuadrat e tyre, me këto përbërje:
SKUADRA E STEPHEN CURRYT:
Pesëshja e parë: Stephen Curry (Golden State Warriors), Giannis Antetokounmpo (Milwauke Bucks), DeMar DeRozan (Toronto Raptors), Joel Embiid (Philadelphia 76ers) dhe James Harden (Houston Rockets).
Rezervat: Jimmy Butler (Minnesota Timberwolves), Draymond Green (Golden State Warriors), Al Horford (Boston Celtics), Damian Lillard (Portland Trail Blazers), Kyle Lowry (Toronto Raptors), Klay Thompson (Golden State Warriors) dhe Karl-Anthony Towns (Minnesota Timberwolves).
SKUADRA E LEBRON JAMESIT:
Pesëshja e parë: LeBron James (Cleveland Cavaliers), DeMarcus Cousins (New Orleans Pelicans), Anthony Davis (New Orleans Pelicans), Kevin Durant (Golden State Warriors) dhe Kyrie Irving (Boston Celtics).
Rezervat: LaMarcus Aldridge (San Antonio Spurs), Bradley Beal (Washington Wizards), Kevin Love (Cleveland Cavaliers), Victor Oladipo (Indiana Pacers), Kristaps Porzingis (New York Knicks), John Wall (Washington Wizards) dhe Russell Westbrook (Oklahoma City Thunder).
Ndeshja e All Starit do të luhet me 18 shkurt në sallën Staples Center të Los Angelesit.