KUPA E KOSOVËS

Foto: FBK
Kerasan Prishtina, i merr të dyja Kupat
27 March, 2016 @19:19
Kerasan Prishtina U-18 dhe i njejti ekip me grupmoshat U-16 ka triumfuar në finale të Kupës së Kosovës për të çuar në vitrina të klubit dy kupa.
Kerasan Prishtina U-18 ka mposhtur në finale ekipin prizrenas KB Kalaja bindshëm me 20 pikë epërsi, 73-53, për të çuar Kupën në fund.
Ndërsa Kerasan Prishtina U-16 ka mposhtur në finale KB Pejën gjithashtu bindshëm, me 19 pikë epërsi, 74-55.