Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ENGIN GENÇOĞLU PLOT ENTUZIAZËM PAS FITORES NDAJ KAMPIONIT

Kërkon falje që s’din shqip dhe përçon: Keni kujdes, Trepça është rikthyer!

Engin Gençoğlu, trajner i Trepçës/ Foto: KBTrepça/ fb

Kërkon falje që s’din shqip dhe përçon: Keni kujdes, Trepça është rikthyer!


29 January, 2023 @10:10

I emocionuar pas fitores ndaj liderit që vinte me super-seri, trajneri i ri i Trepçës, Engin Gençoglu pas ndeshjes ka thënë se Trepça u rikthye dhe të tjerët tash e tutje të kenë kujdes. Por, së pari ai u ka kërkuar falje të gjithëve që nuk e kupton shqipen dhe ka thënë se do ta mësojë, pasi që secili kosovar e kupton turqishten.

Gençoglu që pas Pejës mposhti edhe Yllin që ishte në seri rekord të fitoreve të këtij stinori në Superligë, është dukur tejet i ngazëllyer pas fitores kurse trajneri i tyre ka thënë se përkundër që kishin 16 pikë epërsi, ka qenë ndeshje e vështirë, pasi rivali u kthye në lojë.

“Së pari ju kërkoj falje të gjithëve. Unë mund të flas anglisht, por çdokush në Kosovë e kupton turqishten. Më falni, por do të mundohem të mësojë shqipen e Kosovës. Pas ndeshjes së parë ju kam thënë, secili të jetë i kujdesshëm, pasi që Trepça u rikthye. Ylli erdhi këtu me bilanc 15 fitore nga 15 ndeshjet e fundit. Qe dy javë, ekipi ka punuar dhe ka besuar shumë. E kemi ditur që ndeshja do të jetë tepër e vështirë, edhe pse ishim deri në 16 pikë përpara, bëmë gabime të thjeshta. Por, në fund mposhtëm liderin. Tash, po e përsëris edhe njëherë, Trepça u rikthye dhe pas kësaj secili duhet të ketë kujdes,” ka thënë Engin Gençoğlu pas fitores së shënuar.

Me këtë fitore, Trepça ka përmirësuar bilancin në 11-9 dhe vazhdon të jetë në pozitë të të katërt të renditjes në Superligë, derisa Ylli mbetet i pari me 15-5 aktualisht.

 


 
Të gjitha lajmet nga