Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IRMA KONJUSHA

Konjusha: Kundërshtaret do të kenë punë më një Prishtinë ndryshe

FOTO/ fiba.com

Konjusha: Kundërshtaret do të kenë punë më një Prishtinë ndryshe


16 October, 2019 @23:13

Njëra prej basketbollisteve më e dalluara në Prishtinë, Irma Konjusha, një një bisedë ekskluzive me TopSporti.com, ka thënë se kundërshtaret do të kenë punë me një Prishtinë ndryshe nga ndeshja e parë.

Ka qenë një ngarkesë për ne pasi që për herë të parë po luajmë në një garë ku shumica prej neve e kemi pas ëndërr paraqitjen në një garë të tillë.

Loja e sotme ishte shumë e vështirë për ne, për arsye se kishim të bëjmë me një ekip shumë të fortë, ku ishim pak të ngarkuara psiqikisht.”- tha Konjusha.

Irma më tej ka thënë se rezultati jo por paraqitja e tyre ishte e mirë.

Mendoj që shumicën e ndeshjes u paraqitem mirë, normal që rezutati jo, por e kemi kaluar një fazë kritike të cilën në ndeshjet tjera nuk do ta kemi, kështu që besoj se së bashku me bashkëlojtaret e mia dhe me punën e trajnerëve që po bëjnë me ne, në ndeshjet tjera kundërshtaret do të kenë punë me një Prishtinë krejt ndryshe.”

Irma Konjusha në ndeshjen kundër MBA Moscow luajti me 14 pikë, derisa ishte e saktë 50% nga vija e treshit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave