Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA (F)

Konjusha: U përgatitëm dhe e analizuam kundërshtarin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Konjusha: U përgatitëm dhe e analizuam kundërshtarin


20 October, 2019 @11:15

Para derbit në mes të Prishtinës dhe Bashkimit, kapitenja e Prishtinës, Irma Konjusha, në një bidesë ekskluzive me TopSportin.com, ka thënë se janë përgatitur për ndeshjen derbi dhe e kanë analizuar kundërshtaren.

Pasi që ka ndryshuar sistemi i garave këtë vit, do të thotë që kemi ndeshje më shumë, e në këtë rast edhe me Bashkimin do të takohemi 4 herë gjatë kampionatiti, do të shohim se çfarë do të ndodh, pasi që është një kampionat i gjatë.

Irma më tej ka treguar se është bërë edhe analiza e skuadrës së Bashkimit dhe se janë përgatitur së bashku.

Sa i përket ndeshje kundër Bashkimit, jemi përgatitur dhe kemi analizuar skuadrën Bashkimit edhe pse skemi pasur kohë shumë, pasi që jemi të fokusuar në Euro Cup, po mendoj që do të jetë një ndeshje e mirë, luajm pa presion dhe do të jetë një ndeshje e mirëseardhur për ne para ndeshjes me Sarta&k Vidnjove,”- tha Konjusha për TopSportin.

TABELA AKTUALE

Edhe Prishtina edhe Bashkimi fituan ndeshjet në xhiron e parë në Ligën e Femrave, derisa sonte njëra prej skuadrave do të njoftohet me humbje.

Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Bashkimit fillon në ora 19:30.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave