Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT

Kosova-Danimarka, vetëm 100 bileta në shitje

Foto: FBK

Kosova-Danimarka, vetëm 100 bileta në shitje


27 November, 2021 @13:08

FBK përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese për Eurobasket 2025, ku Kosova pret Danimarkën në Prishtinë, dalin në shitje nesër.

Biletat për ndeshjen Kosova-Danimarka do të shiten para Newborn në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00 dhe një biletë do të kushtojë 3 euro, ka bërë të ditur FBK.

Gjithashtu FBK ka bërë të ditur se biletat mund të blihen vetëm me dëshmi të vaksinës, ndërsa do të lejohen vetëm 100 sosh në shitje, për shkak të masave anti-covid.

NJOFTIMI I FBK:

Biletat do të shiten para New Born nga ora 16:00 dhe kushtojnë 3 Euro. Për shkak të numrit masave anti-Covid, do të dalin në shitje vetëm 100 bileta, kurse të gjithë shikuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinës.
Të gjithë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë rregullat anti-Covid.
Për shkak të protokolleve nga FIBA, mysafirët dhe tifozët do të vendosen në tribuna dhe nuk do të ketë afër parketit.
Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga