FIBA RANKING - NOVEMBER 2022

Kosova nuk lëviz nga vendi, në renditjen e re Botërore të FIBAs
18 November, 2022 @14:41
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mbetur në pozitën e njëjtë sikurse në listën e kaluar të FIBAs, që vlerëson paraqitjet e kombëtareve të basketbollit në botë.
Kështu, Dardanët kanë mbetur në pozitën e 79 në botë, si dhe të 36-tit në Evropë në renditje në listën e publikuar sot nga FIBA Basketball.