Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U20 - MAQEDONIA U20

Kosova pëson edhe në ndeshjen e dytë

Kosova pëson edhe në ndeshjen e dytë


22 June, 2019 @20:11

Përfaqësuesja e Kosovës U20, pas humbjes në ndeshjen e parë miqësore kundër Rusisë, pësoi edhe në ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë me rezultat 77-55.

Maqedonia në të gjitha çerekët ishte në epërsi dhe e regjistroi fitoren e parë në ndeshjen e dytë në këtë turne që po zhvillohet në Shkup.

Dardan Kapiti me 18 pikë, Erhan Sholla me 12 pikë dhe Meriton Ismaili me 10 pikë, ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Kosova, derisa te Maqedonia u dalluan Pavle Mihajlovski me 15 pikë dhe Valmir Kakruki me double-double prej 10 pikëve e 11 kërcimeve.

Kosova ndeshjen e fundit të turneut do ta zhvillojë kundër Malit të Zi në ora 20:15 të dielën.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja