KOSOVA U18

Kosova U18 niset drejt Qipros
3 July, 2017 @20:01
Përfaqësuesja U18 e Kosovës është nisur drejt Qipros, ku do të zhvillojë disa ndeshje në kuadër të Divizionit C të Kampionatit Europian.
Të përzgjedhurit e trajnerit Dritëro Sefaja janë në grupin A së bashku me Norvegjinë, Armeninë dhe Qipron.
Kosova do të luajë në qytetin Nikosia të Qipros në datat 4-9 korrik.