Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS FITORES NDAJ KROATEVE

Kosova U20 pëson debakël nga Mali i Zi

Foto: FIBA

Kosova U20 pëson debakël nga Mali i Zi


11 July, 2022 @16:01

Mali i Zi është treguar tepër i fortë për vajzat e Kosovës U20, të cilat pas fitores së djeshme ndaj Kroacisë U20 kishin fituar motiv për të arritur edhe më në garë.

Por, paraqitja e sotme sa prej lodhjes, sa edhe prej cilësisë së kundërshtareve bëri që vajzat e reja dardane të pësojnë dhe atë thellë, me 65 pikë dallim për përfundimtaren 35-100 [6-25, 5-27, 15-24 dhe 9-24].

Me 8 pikë më e dalluara sot ka qenë Agnesa Rrahmani, ndërsa 7 të tjera i shënoi Arbë Hasani.

Te malazezet të gjitha shënuan pikë dhe secila lojtare pati së paku 5 minuta lojë, derisa pesë sosh dhanë pikë dyshifrore në ndeshje, ku më efikasja ishte Jovana Savkovic me 15 të shënuara.

Me këtë humbje, malazezet U20 dalin në krye të grupit me bilans 2-0, ndërsa Kosova i rikthehet bilansit negativ 1-2, ku i ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të fazës grupore, ajo ndaj Rumanisë pasnesër.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave