EURO U-20/ DIV B
Kosova U20 vetëm një çerek i bëri ballë Kroacisë
14 July, 2017 @16:05
Shpresat e Kosovës, janë mposhtur nga Kroacia sot në përballjen e parë të tyre në Europianin U20 të Divizionit B që po mbahet në Oradea të Rumanisë.
Të përzgjedhurit e selektorit, Jeton Nixha, i kanë bërë ballë vetëm në çerekun e parë të rinjve kroat, CRO 20 - 16 KOS, ndërsa në çerekun e dytë kroatët morrën gjithçka në dorë të veten për ta fituar atë CRO 28 - 5 KOS, për përfundimtaren e pjesës së parë, CRO 48 - 21 KOS.
Në pjesën e dytë, Kroacia U20 luajti me baketbollistët që nuk patën shumë rast në pjesë të parë dhe me këta kryesisht në lojë, mbajti rezultatin deri në fund të ndeshjes për të shënuar fitoren e parë në Europian, derisa Kosova humbjen e parë, me rezultat: 100-42
E ajo çka ishte e dhimbshme, është fakti se në çerekun e fundit basketbollistët e Kosovës, nuk shënuan asnjë pikë, në krahasim me 30 ta pranuara.
Dardan Kapiti me 12 pikë e 6 kërcime, ka qenë lojtari më produktiv i Kosovës U20 sot, ndërsa asnjë lojtar tjetër s’ka arritur të shënojë pikë dyshifrore.
Në përballjen e radhës, Kosova U20 luan ndaj Molldavisë, nesër në mëngjes, prej orës 10:45.