Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEST COACH @ FIBA WORLD CUP 2023

Luca Banchi - trajneri më i mirë i Botërorit 2023

Fotot: FIBA

Luca Banchi - trajneri më i mirë i Botërorit 2023


11 September, 2023 @20:02

Epiteti i trajnerit më të mirë në Kampionatin Botëror të basketbollit që përfundoi dje në Manila të Filipineve i është dhënë italianit Luca Banchi. Trajneri italian i Letonisë, jo vetëm që është njeriu që siguroi pozitën e pestë në debutimin e Letonisë në Kampionate Botërore, por ai gjithashtu ka bërë që ekipi të shkojë me bilanc prej 21 fitoreve dhe 3 humbjeve prej se mori drejtimin e këtij vendi në parakualifikime për Botëror.

Nën drejtimin e tij, Letonia luajti basketboll të bukur, ndërsa ka pasur numër magjik të asistimeve prej 24.4 të tilla për ndeshje, duke bërë që ekipi i tij deri tash modest, t’i bëjë ballë shumë vendeve të njohura me traditë basketbolli.

Luca Banchi

Së pari në grupe, prej Grupit H të Botërorit Letonia la jashtë Botërorit Francën. Ata kaluan grupin duke mposhtur Libanin dhe Francën, ndërsa ishin mposhtur vetëm prej Kanadës. Pasi që u kualifikua prej fazës së parë grupore të Botërorit në Grupin L mposhti Spanjën e Brazilin, ku përsëri bashkë me Kanadën shkuan tutje në çerekfinale.

Në çerekfinale u mposht për një shut jopreciz krejt në fund të ndeshjes nga Kampioni i radhës, Gjermania, për të mposhtur më pas Italinë e Letoninë në vende për pozicionim duke mbyllur Botërorin në pozitë të pestë.

Strategu 59-vjeçar përgjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar disa skuadra të njohura italiane si Livorno, Montepaschi Siena, EA Milano, pastaj jashtë vendit të tij ekipe si Brose Bamberg, AEK, e së fundi Strasbourg, ndërsa puna e nisur me shtete ka nisur me Letoninë që prej vitit 2021 për të arritur rekord-historik për dy vite.


 
Të gjitha lajmet nga