Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA FINALE

Marmarinos vendos: Kjo është 12-shja finale e Kosovës për kualifikime

Marmarinos vendos: Kjo është 12-shja finale e Kosovës për kualifikime


18 November, 2021 @14:00

Lista e gjerë është ngushtuar dhe selektori grek i Kosovës në bashkëpunim me shtabin teknik ka përzgjedhur 12-basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në përballje ndaj Norvegjisë e Danimarkës.

Kosova

Kështu, Christos Marmarinos ka bërë këtë përzgjedhje: Arti Hajdari (KB Prizreni), Valon Bunjaku (KB Bashkimi), Meriton Ismaili (KB Prishtina), Erjon Kastrati (KB Ylli), Dardan Berisha (KB Peja), Samir Zekiqi (KB Trepça), Drilon Hajrizi (KB Trepça), Muhamedali Janjeva (KB Prishtina), Deniz Zenelaj (Wolmirstedt), Dion Sheqiri (Trieste), Gëzim Morina (KB Ylli), Fisnik Rugova (KB Rahoveci).

FBK ka bërë të ditur se në ndeshjen e parë do të mungojë Mikaile Tmusic (KB Ylli), ndërsa ai do t’i bashkohet skuadrës në përballjen ndaj Danimarkës.

Kosova do të përballet me Norvegjinë në udhëtim më 25 Nëntor, kurse më 28 Nëntor, zhvillohet përballja ndaj Danimarkës në Prishtinë.

Të dy këto ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të stërviten bashkë, ndërsa më 22 nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.

Sa i përket ndeshjeve parakualifikuese, kjo është faza e parë e tyre, e shteteve më të dobëta evropiane në basketboll.

Janë tre grupe, fituesit e të cilave do të sigurojnë fazën e dytë parakualifikuese, si dhe ekipi i dytë me bilans më të mirët nga të trija grupet.

Kosova është në grup me Danimarkën e Norvegjinë, ndërsa duelet e këtij grupi luhen më 25-28 nëntor 2021, 24-27 shkurt 2022 dhe 30 qershor - 3 korrik 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja