PRISHTINA (F) - BASHKIMI (F)

FOTO/ Bashkimi (F)
Mbrojtja e fortë e Bashkimit (F), sjellë fitore në derbi
20 October, 2019 @21:31
Një fund fenomenal në ndeshjen derbi në Ligën e Femrave, ndodhi në mes të Prishtinës dhe Bashkimit.
Vashat e Prishtinës ishin përgatitur për ta festuar fitoren kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 32 sekonda, kur ishte rezultati 69-61 në favor të tyre.
Por gjërat morën kahje të kundërt. Në minutat e mbetura të ndeshjes, vashat e Bashkimit me mbrojtje të fortë dhe me një seri prej 13-0, e fituan derbin në Prishtinë me rezultat 69-74.
Në skenë te Bashkimi ishte dyshja Aisha Balarabe dhe Khadija Brown-Haywood, shënuan me nga 23 pikë secila. Balarabe gjithashtu i rrëmbeu edhe 15 kërcime.
Te Prishtina më e mira ishte ish-lojtarja e Bashkimit, Danisha Shaw. Ajo luajti me 27 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Era Shatri me 17 pikë dhe Irma Konjusha me 15 pikë të tjera.
Bashkimi me këtë fitore vendoset përsëri në krye të tabelës me bilanc prej 2 fitoreve e 0 humbjeve, kurse Prishtina e regjistroi humbjen e parë në Ligën e Femrave pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.
Bashkimi gjithashtu sivjet e kishte mposhtur Prishtinën edhe në Superkupë.