BASHKIMI (F) - VËLLAZNIMI (F)
Me 70+ epërsi, seria ngritet në 9
4 December, 2019 @17:27
Vashat e Bashkimit, pa telashe e mposhtën skuadrën më të dobët në Ligën e Femrave, Vëllaznimin, me rezultat 104-29.
Bashkimi në këtë ndeshje nuk luajti pa shumicën e lojtareve bazë të skuadrës, derisa ato që ishin në parket e krijuan një epërsi prej 75 pikëve kundër Vëllaznimit që ishte dorëzuar nga fillimi i ndeshjes.
Sara Vraniqi ishte koshashënuesja më e mirë te Bashkimi me 27 pikë, derisa luajti edhe me 11 kërcime e 2 asistime. Sara u ndihmua edhe nga Jeta Zeka me 20 pikë, 17 kërcime e 5 asistime, Dea Çejku me 16 pikë 12 kërcime, Erjona Krasniqi me 14 pikë, Gresa Gashi me 11 pikë dhe Melda Baliqi me 10 pikë të tjera.
Te Vëllaznimi si zakonisht më e dalluara ishte Rina Hoda. Ajo luajti me 17 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Bashkimi është skuadra e vetme pa humbje,derisa me 9 fitore gjendet në krye të tabelës, ndërsa te Vëllaznimi është e kundërta. Skuadra gjakovare ende nuk ka fitore dhe me 9 humbje gjendet në fund të tabelës.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Penzën, kurse Vëllaznimi me Trepçën.