Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE FILLON

Me derbi, hapet Superliga e femrave

Me derbi, hapet Superliga e femrave


14 October, 2022 @12:21

Të premten (sot) nis Superliga e Femrave.

Qysh në xhiron e parë do të kemi derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.

Këto skuadra së fundi u përballën në finalen e Superkupës së Femrave, ku fitore shënuan vashat prizrenase 63:70.

Këto dy skuadra gjithashtu do të përballen edhe në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave, që mbahet në Prizren më 26-27 tetor.

Edicionin e kaluar kampion ishte Penza e Pejës, ndërsa Bashkimi fitoi Kupën e Kosovës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në platformat e zakonshme televizive që i japin ndeshjet e FBK-së.

Në takimet tjera, Prishtina kampione e Ligës Unike do të përballet me Vëllaznimin, kurse Trepça ndeshet me skuadrën gjilanase, United Basketball, që këtë edicion hyri në elitë.

Superliga e Femrave – Java 1

E premte

19:00 Bashkimi-Penza

E diel

12:00 Trepça - United Basketball

16:00 Prishtina - Vëllaznimi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave