PRIZRENI - DRITA

Me dominim total, Prizreni lehtë ndaj Dritës
2 October, 2021 @21:27
Prizreni ka regjistruar një fitore të lehtë ndaj Dritës, duke e mposhtur me rezultat 102-71.
Nga minuta e parë e deri në fund, Prizreni e kontrolloi ndeshjen për ta regjistruar fitoren e radhës.
Trevor Manuel me double-double prej 24 pikëve e 17 kërcimeve ishte më i miri në parket, derisa u ndihmua edhe nga Ty Nichols me 15 pikë e Coutney Fells 14 pikë.
Te Drita Marcus Mayers luajti me 17 pikë, Qëndrim Demi me 15 pikë dhe Arian Memeti me 11 pikë e 12 kërcime.
Prizreni me 3 fitore e 1 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Drita edhe në xhiron e katërt nuk u njoftua me fitore.
Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Pejën, derisa Drita me Yllin.