Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA - PRISHTINA

Me fitore në derbi, KBF Prishtina blindon pozitën e parë

Me fitore në derbi, KBF Prishtina blindon pozitën e parë


20 February, 2022 @21:04

Disa ditë pas fitores në Ligën Unike, KBF Prishtina ka mposhtur edhe njëherë KBF Penzën e Pejës, kësaj radhe për të blinduar pozitën e parë në renditje tabelare deri në fund të stinorit të rregullt në Superligën e basketbollit të femrave.

Vajzat bardhekaltër kanë shënuar fitore me rezultat 82-87 [20-22, 22-21, 21-23, 19-21] në një ndeshje që vërtetë i ngjau derbit dhe u luftua për secilin top.

Kjo fitore lë KBF Prishtinën e pamposhtur në 15 duelet e stinorit të rregullt dhe tashmë me bilanc prej 15-0, pesë xhiro para fundit ato kanë siguruar pozitën e parë në renditje pa marrë parasysh rezultatet tjera në xhirot e radhës.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË FEMRAVE

Sa i përket basketbollisteve, Arbnore Përquku është treguar e jashtëzakonshme dhe i ka munguar vetëm një kërcim për të kryer ndeshjen me triple-double, pasi që ka shënuar 23 pikë, 10 asistime e 9 kërcime.

Pos saj, edhe Sarah Mgbeike luajti me double-double. Amerikania e natyralizuar e Kosovës luajti me 14 pikë e 10 kërcime në këtë fitore, ndërsa Agnesa Rrahmani kontriboi me 26 pikë në fitore.

Te Penza nuk mjafuan 23 pikët e kapitenes Valbona Bytyqi, që kreu ndeshjen me double-double duke regjistruar edhe 11 kërcime në llogari të saj. Me double-double ndeshjen e kreu edhe Rael Whitsitt, 13 pikë e 13 kërcime.

Me këtë humbje Penza ka në rrezik pozitën e dytë, pasi që ka bilanc 11-4, derisa përcjellësja e parë e tyre, KBF Bashkimi ka bilanc 10-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave