DUELI VENDIMTAR I GJYSMËFINALES!

Ilustrimi: FBK
Më në fund, caktohet termini i ndeshjes së pestë Prishtina-Trepça!
26 April, 2023 @19:12
Prishtina e Trepça në katër ndeshjet e kaluara të serisë gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës janë 2-2 në seri! Ndeshja e pestë dhe vendimtare e serisë që do të përcaktojë finalistin e dytë të PlayOffit 2022/23 do të zhvillohet përfundimisht të dielën, ka bërë të ditur FBK sot.
Ndërsa pak më parë Prishtina njoftoi se ndeshja do të luhet prej orës 17:15, pra më datën 30 prill, të dielën. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të ndeshet me Pejën në finale të PlayOffit, fituesi i së cilës do të bëhet kampion i Kosovës për edicionin 2022/23.
Edhe Prishtina edhe Trepça kanë fituar duelet e tyre si vendas përgjatë kësaj serie që shkoi në shtyerje date për shkak të angazhimeve të sporteve tjera në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Derisa Trepça ka qenë finaliste në edicionin e kaluar, ku humbi 3-1 në serinë finale nga tashmë ish-kampioni Ylli, Prishtina nuk ka qenë në finale prej stinorit 2018/19, kur e fituan titullin duke mposhtur Rahovecin në finale, 3-1.