DEKLARATA E TRAJNERIT TË YLLIT
Mijovic: Kur luajtëm mbrojtjen me përgjegjësi, shënuam lehtë
8 April, 2024 @2:44
Trajneri i Yllit, Petar Mijovic, në deklaratën e tij dhënë pas fitores në ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të playoffit ndaj Bashkimit ka thënë se kur ekipi i tij nisi të luajë mbrojtjen si duhet, shkoi edhe te fitorja që e deshti.
Ai bëri të ditur se u vërejt edhe lodhja që kishte ekipi nga ndeshjet e Ligës Unike, ndërsa tash do të shikojë mundësinë për të fituar që në ndeshjen tjetër, edhe pse e dinë se Bashkimi do të bëj çmos për të barazuar serinë.
“Ishim pak të lodhur për shkak të Ligës Unike. E në momentin kur nisëm të luajmë mbrojtjen si duhet, duke mbyllë lojtarët e tyre, kemi nisur të luajmë edhe kundërsulme të shpejta dhe kemi gjitur pikë më të lehta,” ka thënë ndër të tjera Mijovic.