MVP @ GAMEWEEK 10

Foto: KBRahoveci/Sh.Berisha/fb
Milik Yarbrough, MVP i Xhiros X
4 February, 2022 @15:03
KB Rahoveci për herë të parë ka një lojtar që merr titullin e lojtarit më të mirë të xhiros në Ligën Unike dhe ky është amerikani Milik Yarbrough, që ka shkëlyqer në ndeshjen e ekipit të tij ndaj KB Prizreni.
Yarbrough ishte çelës i fitores së vreshtarëve në këtë përballje të cilësuar si derbi të xhiros, derisa shënoi 31 pikë, 7 kërcime e 5 asistime në fitoren e ekipit të tij.
Deri më tash në Ligën Unike më së shumti tituj të MVP-së kanë marrë lojtarët e Yllit (3), pastaj ata të Pejës (2), kurse skuadrat tjera që kanë nga (1) titull të MVP-së janë: Tirana, Teuta, Prizreni dhe së fundi, edhe Rahoveci.
MVP të xhirove deri sot:
MVP Xhiro I | Endrit Hysenagolli | KS Tirana | |
MVP Xhiro II | Erjon Kastrati | KB G.E. Ylli | |
MVP Xhiro III | Dardan Berisha | KB Peja | |
MVP Xhiro IV | Tamas Bruce | KB Teuta | |
MVP Xhiro V | Gëzim Morina | KB G.E. Ylli | |
MVP Xhiro VI | Arti Hajdari | KB Prizreni-16 | |
MVP Xhiro VII | Tyrone White | KB Peja | |
MVP Xhiro IX | Henrik Sirko | KB G.E. Ylli | |
MVP Xhiro X | Milik Yarbrough | KB Rahoveci |