Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3X3

‘Mini-reprezentacioni i Kosovës’ fiton në turneun 3x3

Foto: FBK

‘Mini-reprezentacioni i Kosovës’ fiton në turneun 3x3


22 May, 2021 @16:59

Ekipi Alma ka triumfuar në konkurrencën e femrave, në turneun 3x3, që po zhvillohet në Marigona Rezidencë, garë e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Në finalen e zhvilluar në konkurrencën e vajzave, ekipi Alma ka mundur ekipin e udhëhequr nga Irma Konjusha, 3x3 Prishtina, me rezultat 19:13.

Ndeshja finale ishte mjaft e bukur dhe atraktive, kurse në fund festoi ekipi Alma, që përbëhej nga Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.

Skuadra fituese do ta përfaqësojë Kosovën në garën e FIBA-s në 3x3, që muajin e ardhshëm do të zhvillohet në Rumani.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave