Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GËZIM MORINA ME MESAZH

Morina: Përpara djema!

Morina: Përpara djema!


26 November, 2020 @13:22

Njëri ndër lojtarët që do të mungojë te përballjet e Kosovës këtë muaj në parakualifikime për Botërorin 2023, Gëzim Morina, u ka dërguar mesazh bashkëlojtarëve para ndeshjeve të radhës.

Ai u ka dhënë kurajo bashkëlojtarëve dhe u ka dëshiruar fat në përballjet e radhës.

“Ndjenja që ne si basketbollistë e përjetojmë kur veshim fanellën e shtetit tonë Kosovës, nuk krahasohet me asgjë në botë. Duke ndjerë keqardhje që nuk jam aty të ju ndihmoj shokëve të mi, ju dëshiroj shumë fat në këto dy ndeshje dhe si gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, uroj që të ktheheni në Kosovë me dy fitore. Përpara djemë!!!”, ishte mesazhi i Morinës.

Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë nga ora 19:00, kurse më 28 nëntor nga ora 16:00 me Islandën.

Ndeshjet janë të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, ku Kosova është lidere me katër pikë, Sllovakia dhe Islanda kanë nga tri dhe Luksemburgu dy.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja