"SEZAI SURROI"

Muhamedali Janjeva lojtar i ri i KB Prizrenit
6 October, 2022 @14:06
Reprezentuesi i Kosovës në basketboll dhe tashmë ish-kapiteni i Prishtinës, Muhamedali Janjeva, është lojtari më i ri i Ponte Prizrenit edhe zyrtarisht.
Basketbollisti në fjalë ka ndarë rrugët me ekipin nga kryeqyteti për tu bërë pjesë e bardhezinjëve nga Prizreni.
“Reprezenteusi i Kosovës në basketboll, Muhamedali Janjeva, nga sot zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizrenit. Lojtari në fjalë do të huazohet gjithashtu te KB Kamza, ndërsa do të debutojë që në xhiron e nëntë të Superligës,” ka shkruar njoftimi i ekipit prizrenas.
Janjeva 24-vjeçar luan në pozitën e alos, ndërsa është 202 centimetra i gjatë. Ai me Prishtinën këtë stinor e luajti vetëm një ndeshje, në fillim të stinorit ndaj Pejës, ku ekipi i tij ishte mposhtur ndërsa mori pjesë vetëm 4 minuta në ndeshje.
Sa i përket stinorit të kaluar, ai ka qenë vazhdimisht pjesë e ekipit të parë, ndërsa trajneri i atëhershëm i Prishtinës Ante Nazor e fuste mesatarisht nga 21.7 minuta për ndeshje. E Muhamedaliu në këto ndeshje bëri mesatare prej 8.4 pikësh, 2.1 asistime dhe 5.4 kërcime.
Janjeva te Prizreni do të ribashkohet me shokun e dikurshëm të skuadrës, Meriton Ismaili, që ishte transferuar gjithashtu nga Prishtina.