TE VRESHTARËT

“Muja” në Superligë!
13 August, 2022 @17:24
Muhamed Thaçi për herë të parë në Superligë. Merr drejtimin e Rahovecit.
Njëri ndër lojtarët që kanë lënë emër në Superligë gjatë kohës sa ishte aktiv, ndërsa tash vjen aty si trajner.
Muhamed Thaçi, është trajner i ri i KB Rahoveci në Superligë, ndërsa vreshtarët e kanë zyrtarizuar atë pak momente më parë.
Thaçi, më parë në Kosovë kishte punuar edhe si trajner i grupmoshave të Kosovës, por ishte larguar pas një incidenti me referë.
Kujtojmë, KB Rahoveci në stinorin e kaluar u desht të luajë ndeshje PlayOuti për të siguruar statusin e ekipit të Superligës.
Thaçi në anën tjetër, punoi si trajner në Gjeorgji, ku bëri suksese për të pranuar aktualisht detyrën e trajnerit të ekipit të Rahovecit, që sot e dje zyrtarizoi pjesën më të madhe të lojtarëve për edicionin e ri garues në Superligë.