Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIVINE MYLES

Myles: Luajmë vetëm për fitore

Myles: Luajmë vetëm për fitore


13 February, 2021 @15:38

Basketbollisti amerikan, Divine Myles, është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet e radhës kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë që do të luhen javën e ardhshme në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2023.

“Makina” e Ponte Prizrenit që ka edhe nënshtetësi të Kosovës, ka shprehur kënaqësinë që i është rikthyer dardanëve dhe ka deklaruar se Kosova do të synojë fitore në këto dy ndeshje.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Kombëtaren e Kosovës. Të përfaqësoj Kosovën. Po përmirësohemi nga dita në ditë. Po ndihem shumë mirë dhe shpresoj se do të fitojmë ndaj Luksemburgut dhe ndaj Sllovakisë.

Nuk luajmë asnjëherë për humbje, por vetëm për fitore. Kemi luajtur më parë ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë dhe i njohim. Besoj se gjasat janë të mira për të fituar,” ka thënë Myles për faqen e FBK-së.

Kosova do të luajë në Prishtinë përballjet kundër Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), që janë ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja