Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGIM NGA BASHKIMI

Pas dy xhirosh, ndarje te Bashkimi

DaVonte Lacy duke depërtuar në kosh, në ndeshjen Bashkimi-Vëllaznimi/ Foto: KBBashkimi/fb

Pas dy xhirosh, ndarje te Bashkimi


21 September, 2022 @11:37

Skuadra e Bashkimit ka bërë të ditur se me marrëveshje ka shkëputur bashkëpunimin me basketbollistin amerikan të ekipit DaVonte Lacy.

Janë zhvilluar vetëm dy xhiro të stinorit të rregullt të Superligës, ndërsa portokallezinjtë veçse kanë njoftuar për ndarjen e parë, pas një fitoreje dhe një humbjeje në elitë.

“KB Bashkimi me marrëveshje dy palëshe ka shkëputur bashkëpunimin me lojtarin DaVonte Lacy. Lojtarin në fjalë e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen,” ka shkruar KB Bashkimi në njoftimin e botuar në rrjete sociale.

Lacy në ndeshjen e parë për Bashkimin, shënoi 11 pikë, 1 asistim dhe 1 kërcim në duel ndaj Vëllaznimit, të cilën prizrenasit e fituan.

TABELA AKTUALE

Ndërsa në përballjen e dytë ndaj Trepçës luajti vetëm 6.19 minuta, ku nuk shënoi asnjë pikë, asnjë asistim dhe vetëm një kërcim, në duelin që ekipi e humbi.

Basketbollisti 29-vjeçar duket se nuk kishte përgatitjen e duhur fizike, thonë burimet rreth klubit, ndërsa ekipi shpejt do të vihet në skautimin e një lojtari tjetër për ta marrë si zëvendësim të tij.

DaVonte Lacy @ Bashkimi

Përndryshe, Bashkimi që drejtohet edhe këtë stinor nga Darko Radulovic, në xhiron e radhës do të përballet në derbi lokal me ekipin e Prizrenit që drejtohet nga Arbnor Rifati.

Në anën tjetër është raportuar se basketbollisti në fjalë po monitorohet nga afër prej ekipit grek Ionikos, që garon në elitë të basketbollit grek, ndërsa mediat e atjeshme basketbollistike veçse kanë lëshuar lajmin se Lacy është në bisedime me ekipin nga Nikaia në regjionin e Pireut.

“Pas marrëveshjes me Nikos Arsenopoulos, ekipi tashmë po arrin marrëveshje me DaVonte Lacy, që sezonin e kaluar luajti në Bundesliga 2, ndërsa këtë sezon e filloi në Kosovë me Bashkimin, nga i cili do të largohet për t’iu baskuar nikaiotëve,” ka shkruar mediumi grek për lojtarin në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga