INFORMATORI NR. 24

Foto: KBVellaznimi/ qiellicreative/ fb
Ndër xhirot më të qeta, pa dënime të mëdha!
9 March, 2023 @16:27
Xhiroja e XXIV e Superligës në basketboll mund të konsiderohet si ndër xhirot më të qeta sa i përket dënimeve të shqiptuara nga Komisioni i Garave të FBK-së, sipas Informatorëve të publikuara radhazi.
Kjo pasi që në Informatorin Nr. 24 të Superligës dënimet e vetme janë ato për gabime teknike të lojtarëve dhe trajnerëve - që është kryesisht e zakonshme, ndërsa dënimet janë shqiptuar për:
Josip Plantak, trajner i KB Vëllaznimi (200 euro), Jan Palokaj, Prishtina (50 euro), Kendrick Brown (50 euro) Trepça, Will Daniels (50 euro) Trepça dhe Samardo Samuels (50 euro) Bashkimi.