Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E KUPËS, NISIN TE VAJZAT

Në kërkim të finales

Foto: KBFBashkimi/fb

Në kërkim të finales


Teksti: FBK

14 February, 2023 @0:02

Sot zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës te femrat.

Bashkimi pret Trepçën nga ora 17:00, kurse Prishtina është nikoqire e Penzës nga ora 19:00.

Prizrenaset synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa mitrovicaset do të tentojnë befasi dhe të kualifikohen në finalen e madhe.

Prishtina-Penza është përballje më e barabartë dhe më interesante, ku të dy skuadrat duan finalen dhe trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës.

Dy skuadrat fituese përballen mes veti në finale, të dielën në Rahovec në kuadër të Final 8-Kupa e Kosovës.

Vitin e kaluar fitues i Kupës së Kosovës ishte shpallur Bashkimi në Final 8 e organizuar në Pejë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave