Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAUL POGBA I RIKTHEHET FUTBOLLIT

Nënshkroi me lot në sy, premton renesancë

Nënshkroi me lot në sy, premton renesancë


30 June, 2025 @16:05

Paul Pogba qau në momentin kur nënshkroi kontratën me ekipin e tij të ri — Monaco.

Futbollisti francez, që parashihej ndër talentët më të mëdhenjë në botën e futbollit dhe kishte kaluar periudha në Manchester United dhe Juventus, në moshën 32-vjeçare i rikthehet futbollit aktiv.

Krejt kjo, pasi që mesfushori ka qenë i suspenduar nga futbolli për shkak se u gjet doping në gjakun e tij pas testimeve.

Ai u suspendua për 4 vjet nga futbolli, ndërsa pas ankesave dënimi iu ulë në 18-muaj. Ishte testuar pozitiv për doping në ndeshjen hapëse të Juventusit në stinorin 2023/24, pas ndeshjes ndaj Udineses.

“Ju falemnderit shumë për besimin. Renesancë”, ka thënë ai gjatë nënshkrimit të kontratës, duke premtuar një rikthim të ri në futboll pas suspendimit.

Përndryshe, kjo është hera e parë që fituesi i Kupës së Botës me Francën do të luajë në Ligue 1.

Ai nisi karrierën te Manchester United nën drejtimin e Alex Fergusonit.

Pogba fitoi katër herë scudetton me Juventusin.

Iu rikthye Manchester Unitedit për një shumë rekorde të kohës në vitin 2016, kur djajt e kuq paguan 103 milionë euro për transferin e tij në ekipin ku u rrit, pasi që e kishin lëshuar si lojtar të lirë te bianconerët.

Lëndimet dhe forma e dobët bën që ai të mos e tregojë fare veten te Manchester Unitedi, për t’iu rikhtyer përsëri Juventusit.

Pas suspendimit, ai ndërpreu kontratën me Juventusin.

Pogba ka 91 paraqitje për Francën, ndërsa ka shënuar në finalen e Botërorit “Rusia 2018” kur Franca mposhti Kroacinë 4-2.


 
Të gjitha lajmet nga