ENGIN GENÇOĞLU

Nëse dëshiron ta mposhtësh Real Madridin, duhet të luash si Trepça
9 April, 2023 @23:46
Trajneri turk i Trepçës, Engin Gençoglu, ka qenë i kënaqur me lojën e treguar të ekipit të tij sonte, në fitore ndaj Bashkimit, që i kualifikoi ata në gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës me rezultat 2-0 në seri. Ndërsa ka thënë se nëse ekipi dëshiron ta fiton titullin, duhet të luajë si Trepça!
“Së pari dua të kërkojë falje për ndeshjen e së enjtes, pasi që nuk kemi luajtur si ne. Nëse dëshiron të fitosh kampionatin, ta mposhtët Real Madridin, duhet të luash si Trepça. Nëse jemi të fokusuar dhe nëse jemi me energji të plotë, dëshirojmë të bëhemi kampion, tash fillon beteja e vërtetë,” ka thënë Engin Gençoglu në deklaratën e tij dhënë pas fitores dhe kualifikimit në gjysmëfinale të PlayOffit.
Trepça në gjysmëfinale të PlayOffit ndeshet me Prishtinën, ndërsa prishtinasit kanë epërsinë e terrenit në këtë seri, që luhet në sistemin 1-1-1-1-1.