TENIS @ RIO 2016

Nishikori me medaljen e parë olimpike
14 August, 2016 @22:47
Tenisti japonez, Kei Nishikori, ka marrë medaljen e parë olimpike në karrierë duke e mposhtur spanjollin, Rafael Nadal, në luftë për medalje të bronztë sot në Rio.
Nadal 30 vjeç që ka fituar të artën në konkurrencën e çifteve, është mposhtur 2-1 në sete nga japonezi 26 vjeç, që për herë të parë ka arritur më shumë sesa çerekfinalja në Lojëra Olimpike.