SIGAL PRISHTINA

Nisin stërvitjet te kampionia
31 August, 2015 @19:43
Sigal Prishtina sonte ka nisur stërvitjet e para për stinorin e ri 2015/16, që pritet të jetë stinor më i ngarkuar për kampionen aktuale të Kosovës dhe të ligës ballkanike.
Ekipit bardhekaltër i janë bashkuar edhe përforcimet Stanimir Marinov dhe Gjorgji Cekovski, ndërsa në ditët në vijim do të arrijnë të gjitha përforcimet e paralajmëruara, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit bardhekaltër në Facebook sot.