MARIN DOKUZOVSKI

Foto: KBPeja/ Korniza/ fb
Nuk kanë pasur përgjigje për mbrotjen tonë
4 April, 2022 @12:40
Trajneri i Pejës, Marin Dokuzovski, që po e sheh dalëngadalë ekipin e tij duke u këndellur, pasi që lojtarët po i kthehen nga lëndimet, ka thënë se kundërshtari nuk ka pasur zgjidhje për mbrojtjen e bërë nga ai.
“Kemi pasur përparësi në rezultat që prej fillimit deri në fund, kështu që kemi kontrolluar ndeshjen për të shkuar te fitorja pa probleme. Mendoj se ata nuk kanë pasur zgjidhje për mbrojtjen tonë. Por duhet të ceki se në krahasim me ndeshjent tjera jam i kënaqur edhe me dëshirën për fitore,” ka thënë pas fitores ndaj mitrovicasve, trajneri 61-vjeçar i Pejës, Dokuzovski.
Peja ka vetëm një fitore më pak se Trepça aktualisht në renditjen e Superligës dhe në tri xhirot e fundit do të mundohet që të kap pozitën që siguron gjysmëfinalen e PlayOffit. Dy skuadrat po luftojnë për pozitën e dytë në renditje, në fund të stinorit të rregullt, ndërsa po kërkojnë t’i kenë lojtarët më të pushueshëm për në PlayOff.