SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE 2023

Foto: ligaunike/fb
Orari i ndeshjeve në Superkupën mbarëkombëtare
3 October, 2022 @11:47
Në kuadër të Ligës Unike, para fillimit të edicionit të ri të saj organizohet Superkupa mbarëkombëtare, ku marrin pjesë fituesit e Kupave dhe kampionët e ligës së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kështu, ndeshjet janë përcaktuar të luhen më 5 dhe 6 tetor, ndërsa duelet gjysmëfinale luhen më 5, ndërsa finalja më 6 tetor.
Në ndeshjet gjysmëfinale takohen:
-
E mërkurë, 5 tetor:
16:00 Teuta - Tirana
19:00 Trepça - Ylli
E enjte, 6 tetor:
20:00 Finalja (fituesit e ndeshjeve gjysmfinale)
-
Superkupa mbarëkombëtare do të mbahet në Mitrovicë, ku ekipet në fjalë do të ndeshen në Minatori për të kërkuar trofeun e Superkupës mbarëkombëtare.
Gjithashtu, për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis.
Ai do të vizitojë Kosovën më 6-7 tetor, ku do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë, si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), por edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Superkupa Mbarëkombëtare do të do të mbahet më 5-6 tetor në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.
Ndërkaq, Edin Vërbiqi, përfaqësues i KB Trepçës ka folur për organizimin që do të jetë në Mitrovicë.
“Për ne është krenari që Superkupa Mbarëkombëtare do të organizohet në qytetin tonë. Interesimi është shumë i madh, andaj presim që palestra të jetë e mbushur për dy ditë. Jemi të nderuar që organizojmë Superkupën, ku marrin pjesë fituesit e trofeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të mundohemi ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa detajet tjera do t’i shpalosim më vonë”, ka thënë përfaqësuesi i Trepçës.
Kujtojmë, Superkupën Mbarëkombëtare edicionin e kaluar e kishte fituar Ylli.
KALENDARI I NDESHJEVE:
E mërkurë, 5 tetor: | 16:00 Teuta - Tirana 19:00 Trepça - Ylli |
||
E enjte, 6 tetor: | 20:00 Finalja (fituesit e ndeshjeve gjysmfinale) |