DUELET E FUNDJAVËS

Foto: KBBashkimi/fb
Orari i xhiros së dhjetë, derbi në Prizren
12 November, 2022 @0:08
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dhjetë e Superligës.
Takimi i parë dhe i vetëm i së shtunës zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit. Skuadra mitrovicase ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa ajo rahovevase është në krizë me një fitore e tetë humbje (radhazi). Fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat që kanë ambicie të kundërta në këtë edicion.
Vëllaznimi që ka ngritje të formës do të ndeshet me Prishtinën. Kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një ndeshje interesante.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet mes skuadrave prizrenase, Prizrenit dhe Bashkimit. Prizreni ka tri fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje.
Ylli-Peja do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.
Superliga - Java 10
E shtunë
19:00 Trepça - Rahoveci
E diel
17:00 Vëllaznimi - Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi
Golden Eagle Ylli - Peja (Rezultati i Ligës Unike).
Në takimet e para të stinorit, gjatë ciklit të parë të ndeshjeve mes skuadrave që takohen në xhiron e dhjetë ishin arritur këto rezultate. Trepça kishte mposhtur Rahovecin në Mizahir Isma 80-89.
Prishtina kishte kaluar Vëllaznimin me 99-81 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa Bashkimi në cilësinë e vendasit në Sezai Surroi ishte mposhtur nga Prizreni duke pranuar mbi 100 pikë, 93-101.